28.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Abdixhiku: Arrestimi i dhunshëm i Molliqajt ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë SocialDemokrate, duke e vlerësuar si një hakmarrje të pastër politike.

Abdixhiku ka thënë se kjo është e papranueshme dhe kundë r standardeve bazike të demokracisë .I pari i LDK’së ka thënë se Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë ta përdorin policinë për që llime politike.


Ai ka ftuar organet e rendit të mos bëhen pjesë e teatrit politik të një Qeveri paranoike.

Këtu keni postimin e tij të plotë.

“Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.

Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.

I bëjë ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT