Në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, konkretisht para Teatrit Kombëtar është duke u mbajtur protesta me moton #RiseUp4Rojava, që ka për qëllim solidarizimin me popullin kurd.
Me këtë protestë të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës edhe vendi ynë i bashkohet mbështetjes për popullin kurd që sipas organizatorëve po përjeton gjenocid.
Kjo ngjarje po mbahet si rezultat i veprimeve të Turqisë qe ka ndërmarrë një sulm fillimisht ajror dhe me pas edhe me ushtrinë dhe forcat tokësore në verilindje të Sirisë, ku ka hapur luftë ndaj popullatës kurde atje.