-2.1 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Një gjyshe si kjo: Del me radar ndalon shoferët arrogantë

Gjyshja Patti Baumgartner nga Polson, Montana, jeton në një lagje që përshkon një rrugë lokale të ngjeshur, në të cilën luajnë shpesh nipërit e saj, shkruan Gazeta Metro.


Në vend se të priste reagimin e policisë, ajo vendosi të dilte jashtë me tharëse flokësh për të mashtruar shoferët të mendonin se ishin në radar.

“Ata harrojnë se duhet të ngadalësohen nëpër zonën e populluar. Ka shumë që ankohen se nuk mund as të ecin apo të ngasin biçikleta. Ne biseduam në fund, për mënyrën e ngadalësimit të makinave. Vendosëm të uleshim në një karrige me tharëse flokësh në duar ”, tha Patti.

Megjithëse nuk është ende e sigurt se në çfarë shkalle ka punuar mashtrimi i saj, gjyshja këmbëngulë se nuk do të largohet nga ‘detyra’.

Për gjyshen me radar të çuditshëm mësoi edhe policia lokale, e cila nuk ndërhyri në qëllimet e saj.

“Unë nuk e di se si mund ta ndihmoja, përveç që t’i dhuroja asaj kapelën dhe simbolin tim, për ta bërë që të duket pak më zyrtare, “tha oficeri Noa Pesola./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT