Shefi i statfit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i është përgjigjur OKB’së pasi e quajtën të paligjshme shpalljen nongrata të zyrtarit rus me 31 dhjetor.
Sharr Jakupi, përmes një postimi në Tëitter tha se UNMIK ishte informuar në lidhje me shpalljen non grata të këtij zyrtari.
“UNMIK-u është njoftuar nga MPJD-ja të premten, më 31 dhjetor 2021 se një prej zyrtarëve të këtij misioni është shpallur persona non grata”, ka shkruar Jakupi.
Sot OKB ka reaguar nëpërmjet një komunikate, ku tha se vendimi nga Kosova është i paligjshëm dhe nuk kanë kontaktuar asnjë anëtar të UNMIK’ut për këtë veprim.
“Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non granata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë). Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i adresohet udhëheqësisë së Misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë këtë çështje në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe personelit të tij. UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masa adekuate për të garantuar sigurinë e stafit në falë dhe po merren me autoritetet relevante në këtë çështje”, thuhet në reagimin e Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Kujtojmë se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, me 31 dhjetor tha se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, kanë shpallur nongrata zyrtarin rus të UNMIK’ut në Kosovë, për shkak të veprimtarive të dëmshme të tij, që kishin cenuar sigurinë kombëtare.



