26.8 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Rëndohet bilanci i viktimave, shkon në 18

Deri më tani konfirmohet se kanë humbur jetën 18 persona dhe mbi 600 të tjerë të plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, veçanërisht Durrësin dhe Thumanen. Ndërkaq lëkundjet e tërmetit nuk kanë të ndalur, rreth orës 14 e 05 minuta ishte një goditje tjetër e fuqishme e tërmetit në Shqipëri duke krijuar panik të madhe dhe njerëzit po qëndrojnë jashtë banesave të tyre. Goditja ishte rreth 5.1 ballë me një thellësi 2 km në perëndim të Maurasit.  Në Shqipëri që nga mesnata janë regjistruar mbi 20 tërmete, ndërsa më i fuqishmi ka qenë ai rreth orës 04 00 të mëngjesit, me 6,3 ballë.

Në Thumane po vazhdojnë kërkimet e disa banorëve të cilët kanë mbetur në gërmadha nga ndërtesat e shembura. Shumë banorë të cilët kanë shpëtuar janë të shqetësuar dhe brengosur për fatin familjarëve të tyre të cilët ende nuk janë gjetur. Qytetarja Nafije Murati ishte e shqetësuar nga tërmeti i fuqishëm i ndodhur sot në orët e mëngjesit. Ajo thotë se janë në kërkim të mbesës 21-vjeçe që ka mbetur nën gërmadha. “Unë nuk banoj këtu, ka banuar vëllai im me nusen të cilët kanë shpëtuar, por gocën e tyre ende nuk e kanë gjetur. Tërmeti ka ndodhur nga ora 4 e mëngjesit. Ka qenë tërmet shumë i fuqishëm. Vajza e vëllait është 21-vjeçe”, theksoi Murati. Edhe Lule Leka shprehet e brengosur për fatin e vajzës së motrës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT