12 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

NISMA nuk zë vend në Qeverinë Kurti

Pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve për të cilat Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte marrë vendim rreth dy javë më parë, zyrtarë të NISMA’s kanë thënë se kjo parti në koalicion me AKR dhe PD kanë kaluar pragun zgjedhor, shkruan Gazeta Metro.

Koalicioni NISMA-AKR-PD mund t’i ketë gjashtë deputet në Kuvendin e Kosovës dhe në këtë mënyrë Lëvizjes Vetëvendosje do t’i merren tre deputetë, Lidhjes Demokratike një, koalicionit AAK-PSD një dhe Partisë Demokratike të Kosovës një deputet.

Duke u bazuar në vendimin që mori PZAP për rinumërim, rezultati i të cilave doli me kalimin e pragut për koalicionin NISMA-AKR-PD, Vetëvendosje dhe LDK nuk do të arrijnë t’i kenë 61 deputet për të formuar Qeverinë e re pa një partner të tretë.

Sa i përket mundësisë për negociata me koalicionin NISMA-AKR-PD, Gazeta Metro ka kontaktuar me zyrtarë të partisë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka ka thënë për Gazetën Metro se për përfshirjen e një subjekti të tretë për koalicion kanë deklaruar edhe më herët, duke thënë se populli ka votuar që opozita e deriatëhershme të bëhet qeverisje ndërsa qeverisja të kalojë në opozitë.

“Jemi deklaruar më herët sa i përket përfshirjes ose jo. Kemi thënë që populli ka votuar që opozita e deridjeshme të bëhet qeverisje e re dhe qeverisja të kalojë në opozitë. Ky ka qenë vendimi i qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka përfunduar Manxhuka.

Gjatë ditës së sotme (e diel) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve me vendim të PZAP’së. Para se KQZ të bëjë certifikimin e zgjedhjeve, partia e Fatmir Limajt ka bërë të ditur se ka kaluar pragun për 30 vota, ndërsa deputetët e këtij koalicioni pritet të jenë Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT