Tifozi nga Gjilani i Kombëtares së Kosovës, Avdullah Berisha, i njohur si “Evi”, ka thënë se portieri Arijanet Muric i ka dhuruar atij këpucët e tij, por që ato ai nuk ka arritur t’i marrë. Sipas Evit këto këpucë i mori një vajzë tjetër pas një gabimi. “Aro ia ka dhënë sigurimit këpucët të cilat duhet të mi dhuronin mua si dhuratë, kjo pasi unë kam dalë nga stadiumi më herët për shkak të tollovis së madhe”.
“Sigurimi ia ka dhënë këpucët një vajze gabimisht gjoja se nuk e kuptuan. Më pas Aro më ka shkruar në Instagram ku më pyeti se a i kam marrë këpucët. Unë i thash se nuk i kam, ai më tregoi që ato ia ka dhënë sigurimit që më vonë të mi japin mua”. Në mbrëmje e kuptova që ato i ka marë një vajzë dhe unë vendosa që ato t’ia dhurojë asaj vajze, ka thënë Berisha për Klankosova.