Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri ka përfunduar fazën e rikuperimit dhe tashmë është i gatshëm për t’u aktivizuar.
Xherdan Shaqiri kishte pësuar një lëndim dhe ka më shumë se një muaj që ka mbetur jashtë fushave të blerta, raporton GazetaBlic.
Faqja zyrtare e Liverpoolit ka postuar një fotografi të Xherdan Shaqirit, i cili shihet duke stërvitur me bashkëlojtarët e tij.
“Shaq”, ka shkruar faqja e Liverpoolit në Twitter. Shaqiri duket i gatshëm për lojë dhe ky mund të jetë një lajm fantastik edhe për Klopp, duke marrë parasysh orarin e ngjeshur të takimeve.