17 C
Mitrovice
E diel, 29 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

“Unë jam një i sëmurë kronik”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë spekulimet sot se çështjet e gazetarisë ishin arsyeja për shëndetin e tij.

“Gazetarët nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen time shëndetësore. Unë jam i sëmurë në mënyrë kronike, plus i kam problemet aktuale. Kjo është gjëja ime dhe askush nuk ka të bëjë me të”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nga reporterët e TV N1 për të komentuar pretendimet se gazetari i këtij televizioni, Miodrag Sovilj ishte “fajtor” se ai u shtrua në spital të premten pasdite dhe nëse ishte e drejtë të fajësohen gazetarët, Aleksandar Vuçiq u përgjigj: “njeriu i televizionin tuaj nuk ka asnjë lidhje me gjendjen time mjekësore”, transmeton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT