2.7 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Pantina për tiketën 5 euroshe: Dikush pasurohet pa mund e djersë, e qytetarët paguajnë!

Për tiketën ngjitëse me një çmim prej 5 euro ka reaguar edhe Shqipe Pantina.

Ish deputetja përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, e ka quajtur ‘haraq’ një gjë të tillë, ndërsa përgjegjëse për këtë e bën shtetin.



Postimi i plotë:

Tiketa prej 5 euro haraqi qe do e paguajn qytetaret e pergjegjshem per pa aftesine e shtetit
Eshte pergjegjesi e shtetit te i identifikoj dhe ndeshkoj pronaret dhe perdoruesit e makinave te paregjistruara. Mekanizmi dhe menyra si e bejme kete eshte pune dhe detyre e tyre. Edhe kesaj hete, si edhe shume here tjera, ndeshkohet qytetari i pergjegjshem sepse shteti deshton te kryej punen e vet. Kjo takse prej 5 euro shtese per regjistrim te makinave nuk eshte aspak ndryshe nga ajo per homologum. Ketu dikush pasurohet pa mund e djerse, e qytetaret e ndergjegjshem paguajn.
#Ndryshe ndoshta por #memire aspak!

TË FUNDIT

TË FUNDIT