Një qytetare në Vushtrri, pasditen e së martës ka qenë shënjestër e një predhe të armës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo kishte qenë duke u futur brenda një automjeti, kur dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të saj.
Policia njofton se ajo është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Kosovës.
Ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar për këtë tentim vrasje, derisa hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/



