spot_img
spot_img

‘‘Partner i besueshme i Aleancës’’, delegacioni i Kosovës merr pjesë në takimin e NATO’s në Berlin

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në një postim, Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje mbi temat që u diskutuan dhe kontributin e Kosovës në këtë takim.

Postimi:

Në Berlin, në kuadër të Sesionit të 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në cilësinë e udhëheqëses së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, së bashku me delegacionin tonë, po përfaqësojmë Kosovën në një platformë të rëndësishme të dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Pjesëmarrja jonë është dëshmi e përkushtimit për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe riafirmimin e orientimit tonë të palëkundur euroatlantik.

Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare.

TË FUNDIT

TË FUNDIT