spot_img
spot_img

E armatosur me pushkë gjahu, gruaja shkon të zgjidhë hesapet me një burrë në Turqi

Një grua në distriktin Nizip të Gaziantepit, në Turqi, ka shkaktuar incident pasi është paraqitur e armatosur me një pushkë gjahu, pas një mosmarrëveshjeje me një burrë për një borxh të papaguar.

Sipas raportimeve, pas debatit me burrin, gruaja ka marrë pushkën nga vetura e saj, ka dalë jashtë dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e telefonave mobilë, ndërsa pamjet tregojnë momentin kur gruaja hap zjarr në ambient të hapur.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia, e cila pas negociatave ka arritur ta bindë gruan që të dorëzohej.

Ajo është arrestuar dhe, me urdhër të gjykatës, është dërguar në paraburgim.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT