6.6 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

“S’ka nevojë për shqetësim”, Agim Bahtiri i demanton raportimet për helmimet nga uji në Mitrovicë

Sot gjatë ditës është raportuar se edhe në Komunën e Mitrovicës janë shfaqur dyshimet për helmime të disa qytetarëve nga uji.

Por, këto pretendime, i ka hedhur poshtë kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, i cili tha se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për shqetësim.



Tutje, Bahtiri i quajti të çmendura mediat të cilat sipas tij, shpifin me këto gjëra.

“Absoulut jo, ujësjellësi ka dalë publikisht dhe i ka demantuar të gjitha. Mediat të cilat janë të pandërgjegjshme dalin e folin, por ne s’e kemi asnjë të infektuar. Situata është nën kontroll dhe nuk kemi asnjë shqetësim në këtë drejtim. Por, mediat e çmendura qysh janë po i bëjnë këto gjëra të tilla”, tha Bahtiri shkurtimisht për Reporteri.net.

TË FUNDIT

TË FUNDIT