Komuna e Prishtinës ka njoftuar se inspektorët kanë rrënuar sot një objekt pa leje, të ndërtuar së fundi në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas njoftimit të zyrës për medie, ndërtuesi i atij objekti nuk është paraqitur asnjëherë në inspekcion për të prezantuar dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim.
“Ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës. Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse”, thuhet në njoftim.
Drejtoria e Inspekcionit bën thirrje që të mos bëhen ndërtime pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm. /Lajmi.net/




