10.7 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Oda e Hotelierisë vjen me njoftimin e fundit, arrihet një vendim tjetër për dasmat e klubet e natës

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ka njoftuar se pas konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ardhur deri te një vendim i ri rreth kohëzgjatjes së mbajtjes së dasmave dhe hapjes së klubeve të natës.

Ky vendim do hyjë në fuqi nga e mërkura, 14 korrik 2021.

Ky është njoftimi i plotë:



ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.



Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT