5.5 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Ridvan Berisha: Kurti dëshiron ta kapë mikrofonin e RTK’së derisa të jetë figurë publike

Gazetari Ridvan Berisha, ka kritikuar shkarkimin e bordit të RTK’së nga Qeveria Kurti, derisa tha se qëllimi i Kurtit është që të shtrij propagandën në këtë televizion.

Berisha, tha se ai ishte kryeredaktor dhe nuk ishte pjesë e këtij bordi por shtoi se e di mirë se si shkojnë gjërat brenda televizionit.



Ai shtoi se Kurti dëshiron të kapë mikrofonin e RTK’së dhe të shtrij propagandën, që më pas të komunikoj më lehtë me publikun.

”Nuk po du me e paragjyku, por Vetëvendosje dhe Kurti e ka për objektiv të madh kapjen e mikrofonit të RTK’së, kapjen e propagandës për sa kohë, egoja e tij kryefokusohet te komunikimi me publikun, Pas luftës baca i ndjerë Adem Demaçi i patën mundësuar disa paraqitje publike në RTK, ato janë zhdukur nuk e di për çfarë arsye. Kurti vuan nga retorika e komunikimit me publikun”, tha Berisha./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT