5.5 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Kush është kosovarja që po mahnit në tenis: Fiton turneun më të madh në Suedi

Në disiplinat e ndryshme sportive kudo në botë, po shquhen sportistët shqiptarë, ndërsa në Suedi është një talente e madhe nga Kosova.

Ajo është tenistja Linea Bajraliu, vajza e ish volejbollistit të mirënjohur Driton Bajraliu.



Linea nuk ka më shumë se 14 vjeç dhe është reprezentuese e Suedisë, e cila po tregon lojëra të shkëlqyeshme në çdo garë.

Së fundi Linea triumfoi në turneun më të madh në Suedi deri në moshën 15-vjeçare.

Linea ka dashuri të madhe për sportin e tenisit, stërvitet me fanatizëm dhe gjithnjë në rritje të formës së saj.

Edhe suedezët janë të mahnitur me talentin e saj, me mënyrën se si shërben me reketin e saj.



Ky turne mbahet çdo vit dhe ka kualifikime prej secilit rajon te Suedisë (7 rajone), të njëjtin sukses e ka arrit edhe ne vitin 2018 ku ka qenë kampione deri në moshën 11 vjeçe edhe aty për singel & dubell.

TË FUNDIT

TË FUNDIT