27.5 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Zëdhënësi i DASH: SHBA nuk do të ndalet deri në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Para 22 viteve, tre vëllezërit Bytyqi, Agroni, Ylli, Mehmeti, ishin qëlluar në kokë në Serbi, e për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjen e tyre.

Price ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999.



“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojë së kërkuari zgjidhjen e këtij rasti” ka shkruar Price në Twitter.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT