Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili gjendet në Hagë për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale, u ka dhënë leje familjarëve të tij, të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tyre.
Kjo edhe nëse ai nuk arrin në kohë që të jetë prezentë në këtë ceremoni mortore.
Kështu kanë thënë familjarët e Kadri Veselit për Klan Kosovën, ndërsa bëjnë përgatitjet për ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të babait të tyre Fazliut, i cili ndërroi jetë mëngjesin e hershëm të kësaj të mërkure.
Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, do të varroset sonte në orën 19:00, në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës. Por, ende nuk dihet nëse Kadri Veseli do të vijë në Kosovë.
Fazli Veseli kishte 94 vjeç./GazetaSinjali/



