26.6 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Gjiganti mediatik: Kosova na kujtoi pse e duam futbollin

Gjiganti mediatik i sportit, “GiveMeSport” ka bërë një artikull fantastik për Kosovën pas ndeshjes kundër Anglisë. “Dardanët” u mposhtën me rezultat 4-0, por disfata mbeti nën hijën e pritjes fantastike që kosovarët u bënë rivalëve. “Anglia pati shumë probleme me thirrje raciste në ndeshjet e fundit,” shkruan ndër të tjerash “GiveMeSport”.

Mirëpo, udhëtimi drejt Kosovës doli të jetë krejt ndryshe, pasi morën një prej mikpritjeve më të ngrohta që mund të prisni në Prishtinë. “Një javë para ndeshjes, banerët u panë nëpër rrugë duke mirëpritur lojtarët anglezë dhe duke denoncuar racizmin”, vazhon artikulli.

Kur po thirreshin startuesit, spikeri i stadiumit po e linte publikun t’i brohoriste mbiemrat e lojtarëve anglezë dhe e bënë këtë me kënaqësi të madhe.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT