Redaktori i agjencisë serbe të lajmeve Beta, Dragan Janjiq është kërcënuar për disa komente të tij mbi vrasjen e liderit serb të SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanovic.
Janjiq kishte shkruar se Ivanovic është vrarë për motive politike, duke lënë të kuptohet se ai është vrarë nga kundërshtarët politik në Kosovë.
Për këtë ka reaguar Asciacioni i Gazetarëve të Pavarur në Serbi, duke i dënuar kërcënimet ndaj tij.
Po ashtu, për kërcënimet ndaj tij, ka reaguar edhe Lidhja Social-Demokrate e Vojvodinës.
Përmes një komunikate për media, ka kërkuar siguri nga organet shtetërore për Dragan Janjicin.



