18.6 C
Mitrovice
E premte, 27 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Aksident me fatalitet, një person ndërron jetë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot me heret në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë marrë lëndime, raporton Express. Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. “Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Foto eshte ilustrim, jo nga vendi i ngjarjes.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT