Pas lëndimit të Muriqit, Kosova e ka marrë edhe një goditje tjetër para ndeshjes së nesërme kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, pasi e ka humbur Herolind Shalën shkaku i lëndimit.
Mesfushori Shala ishte në dyshim edhe pasi u grumbullua nga Kosova të hënën.
Kosovës i duhet fitorja patjetër ndaj çekëve për ta realizuar kualifikimin e ëndërruar në ndeshjen e fundit në Grupit A kualifikues kundë Anglisë, të dielën në Prishtinë.
Shala i bashkohet një liste me disa mungesa të rëndësishme te Kosova, sulmuesit kryesor Vedat Muriqit, i cili e lëndoi nyjën e këmbës në fundjavë në një ndeshje me ekipin e tij Fenerbahçe, si dhe Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut të cilët mungojnë tash e plot muaj.
“E kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati, do ta shohim situatën. Ai dëshiron të luajë dhe të shohim”, ka thënë Challandes.