14.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ngjarjet e datës 12 nëntor

Mbahet takimin vjetor i ministrave të Bujqësisë i vendeve të Evropës Juglindore. (Hotel “Emerald”, ora 09:00). Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet-Industri në Inovacion”. (Universitetit i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 09:30). Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 11:00). Mbahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Prokuroria e Shtetit, ora 10:00). Lansohet pilot projekti “Nxitjet e Efiçencës Energjetike”. (Hotel “Swis Diamond”, ora 11:00). ORCA publikon raportin “Borgjezia e Akademisë”, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00).

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT