0.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Mujka: “Thembër e Akilit” për Mitrovicën mospërfaqësimi në Kuvend

Komuna e Mitrovicës së Jugut nuk do të ketë asnjë përfaqësues në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Faruk Mujka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo çështje kërkon një analizë, pasi që edhe pse kanë dalë të parët në këtë qytet nga do ta kenë një deputet, njofton Klan Kosova.

“Kjo është “Thembër e Akilit” që na përcjell të gjithave subjekteve nga komuna jonë që kanë rezultate të mira, por jo edhe përfaqësim në Kuvend. Kjo tregon edhe për diversitetin në komunën tonë, votat nga këtu shpërndahen anekënd Kosovës”, ka thënë Mujka.

“Në performancën tonë ka ndikuar edhe çështja se edhe PDK edhe LDK kanë pasë kondidatët për Kryeministër nga Mitrovica dhe na është dashtë punë ekipore për të siguruar votën nga Mitrovica. Kjo na ka penalizuar në aspektin personal por na ka motivuar që të kemi shtrirje më të madhe të votave të qytetarëve”.

Për negociatat në nivel qendror mes VV-së dhe LDK-së për të formuar Qeverinë, Mujka është shprehur se me rëndësi është që për tri javë është biseduar për programin qeverisës.

“Nuk ka qenë e lehtë duke dituar orientimet politike të LDK-së dhe VV-së, por është dashur të gjendet një vijë e mesme. Pasi që programi qeverisës do ta ketë mbështetjen e dy partive, më pak të rëndësishme është se kush do të jenë ministrat”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT