13.8 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Arrestohet 44 vjeçari në Ferizaj për vjedhje të rëndë

Një 44 vjeçar me iniciale H.H nga Ferizaj është arrestuar për vjedhje të rëndë.

Ai bashkë me dy persona të tjerë pas mesnate në fshatin Komogllavë dhe me maska kanë hyrë me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur, njofton Klan Kosova.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar si prova materiale :

-një aparat për numërim të parave
-gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë
-një maskë

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT