13.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Dita e premte do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell, transmeton Klan Kosova.

Në orët e para të ditës në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut por me intensitet të dobët kryesisht në lindje dhe disa pjesë të kufizuara.

Fushat barike paralel me ato termike do të shënojnë rritje të lehta, duke bërë që pjesa e dytë e ditës të mbajë e qetë dhe relativisht e ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.

Këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT