13.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Dy deputete me mbulesë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Në këto zgjedhje kandidate për deputete kanë qenë edhe Labinotë Demi-Murtezi nga LVV dhe Besa Ismaili-Ahmeti nga PDK të dyja me mbulesë, shkruan Gazeta Metro.

Labinotë Demi-Murtezi ka arritur të marrë 13 mijë e 595 vota ndërsa Besa Ismaili-Ahmeti 7 mijë e 887 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para e pasuar nga LDK-ja, në vendin e tretë është radhitur PDK-ja dhe në të kartërtin koalicioni AAK-PSD.

Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5%..

Kujtojmë, që në këto zgjedhje fituese doli VV’ja. Rezultatet sipas subjekteve politike janë: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota ose 26,29%, LDK-ja 206.458 ose 24,458%, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163%. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47t%, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984%”. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT