Shpend Maxhuni dje ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë.
Arsyeja pse ai ka dhënë dorëheqje ka qenë për shkaqe shëndetësore, njofton Klan Kosova.
Kështu bëri të ditur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë.
“Motivi i dorëheqjes së tij është personal. Arsyeja ka qenë shëndetësore të cilën e respektoj”, ka thënë Haradinaj.
“Shpend Maxhuni është në detyrën e drejtorit nga prilli i 2018, mund të them me kompetencë të plotë se puna e tij ka qenë e mrekullueshme. Ai ka sjellë përvojë dhe profesionalistet në këtë institucion”.
“Puna jonë në AKI është e çmueshme dhe Maxhuni është lart me notën më të lartë të vlerësimit, jo vetëm prej meje por edhe aleatëve tonë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës”.
Haradinaj tha se AKI aktualisht ka zëvendësdrejtor por ende nuk ka kryeinspektor, por se detyrën e tij e ushtron një zyrtar i lartë i Inspektoriatit të brendshëm.
Gjithashtu ai mohoi që Maxhuni të ketë dhënë dorëheqje si pasojë e ‘frikës’ e ardhjes së Albin Kurtit në postin e tij duke iu referuar reagimeve të shumta në rrjetet sociale.