Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e dytë më e votuar me 24,458 për-qind, pas Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka marrë 26,159 për-qind, njofton Klan Kosova.
29 nga 120 kandidatët e LDK-së kanë arritur që të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pas kandidates për kryeministre Vjosa Osmanit, kandidati më i votuar është Kujtim Shala me 39,091 vota.
Personi i tretë më i votuar nga ky subjekt politik është Anton Quni me 31,816 vota.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të deputetëve të ardhshëm të LDK-së.