Një stuhi e fortë me erë dhe shi e ka vënën qytetin e Durrësit nën ujë brenda pak minutash pasditen e sotme.
Uji ka arritur disa centimetra në rrugë dhe për pasojë vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.
Situata problematike në kryqëzimi e ‘Stadiumit’, rrethrrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’, shëtitorja ‘Taulantja’.
Probleme janë shfaqur në lagjet numër 13, 14 dhe 15 të qytetit bregdetar.
Në shumë rrugë të tjera është krijuar situatë trafiku, sic tregojnë edhe pamjet e mbërritura në Ora News nga Kamera në qytetin e Durrësit.
Kjo situatë problematike në qytetin bregdetar krijohet sa herë që ka reshje shiu, ndërsa shkak është sistemi i kolektorëve që nuk arrin të largojë të gjithë sasinë e ujit që krijohet./Ora News.tv/