20.2 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Kurti: S`mund ta trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë (VIDEO)

Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se edhe pse Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai nuk mund ta trajtojë këtë vend në të njëjtën mënyrë si Serbinë.

Ai në një intervistë për emisionin “Pressing” të televizionit N1 me qendër në Sarajevë  ka paralajmëruar edhe negociata për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ne menjëherë do të fillojmë diskutimet me Sarajevën për të zgjidhur këtë problem që po prek qytetarët tanë, e jo politikanët tanë. Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët për të cilët duhet të shqetësohen këta politikanë po vuajnë më shumë. Sarajeva do të krijojë një urë të re që nuk ka qenë deri më tani, sepse unë mendoj se si boshnjakët në Kosovë, ashtu edhe shqiptarët në Bosnjë,  jemi pjesë e një rajoni. edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën”, shtoi Kurti, transmeton Klan Kosova

http://ba.n1info.com/Vijesti/a389007/Kurti-za-N1-najavio-pregovore-o-vizama-Ne-mogu-tretirati-Bosnu-isto-kao-Srbiju.html

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT