9.6 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

NISMA: Përfundimisht e kaluam pragun

Nisma Socialdemokrate menjëherë pas numërimit të votave të diasporës, në faqen zyrtare në Facebook kanë treguar se koalicioni NISMA-AKR-PD tashmë do të jetë pjesë e kuvendit të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Nisma shkruan se ka arritur të marr mbi 42 mijë vota kështu duke kaluar pragun me 5.02%.

Postimi i tyre i plotë:

Përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e kuvendit të Kosovës.

Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT