4.8 C
Mitrovice
E diel, 10 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Filloi puna në rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan,Vushtrri.

Lekaj theksoi se fillimi i këtij projekti simbolizon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore lokale, por para së gjithash, përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane.

Ky projekt është financim i MIT-së dhe ka kosto 827 mijë e 163 euro.

Me gjatësi prej 2.7 kilometra, brenda këtij projekti përfshihen: zgjerimi i rrugës, asfaltimi me dy shtresa, trotuaret, sinjalisitika horizontale dhe ajo vertikale, si dhe lëshesat gypore përgjatë rrugës, njofton Ministria e Infrastrukturës përcjellë Klan Kosova.

MIT gjatë Qeverisë Haradinaj ka zhvilluar rreth 300 projekte infrastrukturore në mbarë vendin./VushtrriaOnline.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT