Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, dhe Kadri Veseli janë bërë bashkë sot për të bërë homazhe me rastin e 30 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Haradinaj, tha se Fahri Fazliu e Afrim Zhitia ishin ndër të parët që rezistencën e armatosur e kishin parë si mundësi të vetme për çlirimin e Kosovës dhe e mbajtën të pashuar idealin e lirisë, duke ia pasuar brezit të UÇK-së.