7.6 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Për gjashtë muaj, ngritën 66 aktakuza për vjedhje të pyjeve

Brenda gjashtë muajve janë ngritur 66 aktakuza për vjedhje të pyllit në rajonin e Dukagjinit, transmeton Gazeta Metro.


Prokurorisë Themelore të Pejës ka njoftuar se për gjashtë muaj ka ngritur gjithsej pesëdhjetenëntë aktakuza kundër gjashtëdhjetë e gjashtë personave për veprën penale ‘Vjedhje e pylli’, ndërsa ka sekuestruar 256.24 m³ masë drusore, nëntëmbëdhjetë kamion, nëntë kombi, dhjetë automjete, shtatë traktor dhe gjashtë motor sharra, për dallim nga viti i kaluar ku të sekuestruara ishin vetëm një kamion dhe një traktor.

Kështu u tha në tryezën e dytë gjatë këtij viti, me temën ‘Degradimi i pyjeve dhe ambientit’, të organizuar nga Prokuroria Themelore të Pejës, të mbështetur nga misioni i OSBE’së në Kosovë.

Sipas prokurorisë, kjo tryezë e udhëhequr nga kryeprokurori Agim Kurmehaj, kishte për qellim prezantimin e të arriturave prej tryezës së mbajtur në muaji prill të këtij viti, gjetjen e mekanizmave efikas në luftimin e këtyre dukurive dhe koordinimin sa më të mirë në këtë drejtim, ku të pranishëm ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e pesë komunave Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, zinxhiri komandues i Policisë se Kosovës në rajonin e Pejës, përfaqësues të pylltarisë dhe minierave dhe mineraleve dhe shoqërisë civile.

Në fund të kësaj tryeze u propozuan nga të pranishmit konkluzione të ndryshme të cilat do shërbejnë për mbrojtjen e ambientit, veçanti pyjet dhe lumenjtë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT