22.2 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Xhevdet Kelmendi ftohet nga Specialja për intervistim

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Xhevdet Kelmendi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Lajmin e ka bërë publik dega në Pejë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Xhevdet Kelmendi shumë i ri iu bashkua rrugës së lirisë. Luftëtar i dalluar në Njësinë Speciale të Zonës së Dukagjinit, Brigadën 136 Rugova, e më pas në UÇPMB. Me keqardhje morëm lajmin se është ftuar për intervistim në të ashtuquajturën Gjykatë Speciale, organizatë që me miratimin e disa partive politike të Kosovës, misionin kryesor e ka gjahun kundër luftëtarëve të lirisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Ne besojmë në pafajësinë e Xhevdetit dhe të gjithë atyre që luftuan për liri. Ndërsa bashkësisë ndërkombëtare i bëjmë thirrje që të ndalë persekutimin e luftëtarëve të lirisë, e të merret me kriminelët që vranë mbi 11.000 shqiptarë civilë të pambrojtur”.

Kjo organizatë ka thënë se do të jetë në përkrahje të plotë ndaj Kelmendit dhe të gjithë atyre që përballen me Specialen.

“Historia do e dënojë këtë maskaradë të pakuptimtë, që ndodh në shekullin 21, në atë që pretendon të jetë Evropë e civilizuar. UÇK është krenari e Kombit Shqiptar. Lufta e saj e pastër është model i të gjitha përpjekjeve e luftërave për liri te shumë popuj të botës”.
Këtë postim e ka shpërndarë edhe vetë Kelmendi në profilin e tij të Facebook-ut.

TË FUNDIT

Djali rrah nënën dhe arratiset

spot_img
spot_img

TË FUNDIT