1.2 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Inspektorati Shëndetësor inspekton Spitalin Amerikan, pas skandalit me pacientin që iu vendos bateri në zemër pa pasur nevojë!

Një ditë pasi që “Gazeta Blic” ka raportuar për skandalin në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku dyshohet se pa pasur nevojë Shaqir Shales nga Loxha e Pejës, i janë vendosur bateri në zemër dhe dy stenta, ka reaguar Inspektorati Shëndetësor.

I nxitur nga denoncimi i Drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, Tefik Bektesh, përmes Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, Inspektorati Shëndetësor, sot ka kryer inspketim në Spitalin Amerikan.

Inspektimi specifik në IPSh “ Spitali Amerikan “ është realizuar sot me datë 31.10.2019 nga ekipi i inspektorëve dhe së shpejti do të përgatitet edhe raporti i inspektimit në bazë të të gjeturave gjatë inspektimit“, thuhet në konfirmimin e ISH-së, drejtuar “Gazeta Blic”

Të pyetur për masat ndëshkuese që do të ndërmarrë Inspektorati Shëndetësore ndaj Spitalit Amerikan, nga aty kanë thënë se “në fillim duhet të kryhet inspektimi specifik nga ekipi i inspektorëve në IPSh “ Spitalin Amerikan “ , të sigurohet dokumentacioni shëndetësor lidhur me trajtimin e pacientit Sh.Sh. si dhe deklaratat e mjekëve që e kanë trajtuar pacientin.”

Ndryshe, Kardiologu i Spitalit Amerikan në Kosovë, meqedonasi Sasho Josimovski, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin në fjalë, ka qenë i dënuar në Maqedoni për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më 22 tetor të vitit 2012, Sasho Josimovski ishte i dënuar me dy vjet e gjysmë burg nga Gjykata Themelore në Maqedoni, në rastin e njohur “Metastaza”, ku ishin të akuzuar për ndërmarrje të përbashkët kriminale 38 persona, përfshirë mjekë, zyrtarë të pensioneve dhe aftësisë së kufizuar dhe ndërmjetës.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar Spitalin Amerikan lidhur me këtë rast, por nga aty përveç konfirmimit të pyetjeve të dërguara përmes postës elektronike nuk kanë dhënë detaje për rastin.

“Faleminderit për emailin tuaj. Shqetësimet e klientëve tanë trajtohen me përkushtim të veçantë nga ekipi i Spitalit Amerikan. Tani jemi duke hulumtuar rreth rastit tuaj dhe do ju kontaktojmë sa më parë që është e mundur”, thuhet në përgjigjen e Spitalit Amerikan. /Gazeta Blic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT