2 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Për këto çështje u morën vesh sot VV dhe LDK

Më shumë se një orë ka zgjatur sot takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Përfaqësuesi i këtij grupi punues të LDK’së, Arben Gashi para gazetarëve, tha se kanë diskutuar mbi disa tema që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe të jashtme, për sundimin e ligjit, vetingun dhe dekriminalizmin.

“Temat që janë diskutuar për sigurinë e jashtme për ushtrinë, për sigurinë e brendshme, sundimin e ligjit, vetingun dekriminalizimin, për këto kemi një dakordim. Po ashtu, kemi diskutuar për ligjin për krime lufte, Ligjin për konfiskim të pasurisë së paarsyetuar”, tha Gashi.

  • 31/10/2019 | 17:17

Tutje, Gashi ka folur edhe për rolin që do të ketë Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së, në këto bisedime, ai tha se grupin punuese e cakton Isa Mustafa.

“Haziri është nënkryetar i LDK-së, dhe i cili ka rolin  vet edhe në mënyrën e vet si Lidhja i trajton çështjet, sa i përket takimit Osmani-Kurti ka qenë takim pune për të cilin duhet të dakordohen ata dy. Këto negociata për momentin janë duke u zhvilluar në nivel tematik, shkojnë njerëz që më shumë janë të angazhuar më shumë në tema të cilat diskutohen. Zotëri Mustafa përcakton grupin e vetë, kryetari dhe nënkryetarët e LDK-së, dhe kryetari e nënkryetarët e VV-së do të jenë në nënshkrim të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Për qëndrimin e LDK-së karshi Gjykatës Speciale, Gashi tha se dhomat e posaçme të kësaj gjykatë duhet të vazhdojnë punën e tyre.Takimi i radhës u bë e ditur se do të ndodhë të hënën./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT