1.7 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Flet më në fund pacienti për të cilin u raportua se iu vendosen stentat pa nevojë

U raportua se pacientit Shaqir Shala i janë vendosur stendat pa pasur nevojë nga kardiologu  Sasho Josimovski, mirë pacienti së fundi i ka hedhur poshtë këto pretendime duke dhënë versonin e vetë, ani pse QKUK’ja ka lëshuar një dokument të tillë, që e thotë të kundërtën e asaj që thot Shala, shkruan Gazeta Metro.


U raportua se i mashtruar nga ky tretman mjekësor, Shala vendos që ta vendos baterinë në zemër, por pas dy dite me të shkuar në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK është parë se vendosja e baterisë në zemër ka ndodhur pa pasur nevojë.

Ana tjetër nga pacienti dhe mjeku  Sasho Josimovski 

Gjatë ditës së mërkurë u raportua se një ekip i kardiologëve dhe kardiokirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po pretendojnë se është bërë shkelje profesionale nga një koleg i tyre në Spitalin Amerikan në Prishtinë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve të Spitalit Amerikan, por edhe i pacientit ndaj të cilit QKUK’ja ka pretenduar se janë bërë shkelje etike nga ekipi i Spitalit Amerikan. Për Express, pacienti Shaqir Shala nga fshati Loxhë, komuna e Pejës gjatë ditës së sotme ka shpjeguar se trajtimi i tij nga mjekët e Spitalit Amerikan ka qenë i mirë dhe profesional. Ai thotë se asnjëherë nuk kishte kërkuar shërbime mjekësore në QKUK dhe se nuk e kupton reagimin e SHSKUK’së lidhur me rastin e tij.

Pacienti Shaqir Shala thotë se ndihet mirë me shëndet por lajmet e kanë shokuar, ndërsa deklaron se asnjëherë nuk ka qenë në QKUK për t’i pyetur për rastin e tij. Punonjësi i kompanisë KEDS në pozitën  Elektro-montues thotë se më 4 korrik rreth orës 22:30 derisa ishte në vendin e punës kishte pasur dhimbje të mëdha në kraharor dhe shpinë, si dhe therje në gishta të dorës.

Pas bisedave me kolegë të punës, këta të fundit e kishin dërguar Sh. në Spitalin e Pejës ku ishte kontrolluar nga Dr. Sali Shala.

“Sipas tij unë kam pas infarkt në anën e majt dhe më ka referuar për në QKUK. Por djali nuk ka pranuar të më dërgoj atje dhe ka insistuar në Spitalin Amerikan ose në Tiranë. Kur kam ardh këtu ditën e parë më kanë vendosur një stent dhe natën e dytë e kam pas pulsin nën 40. Pastaj ka ardhur Dr. Sasha dhe më ka thënë se duhet të vendoset ‘pacemakeri’. Pas tre muajve nuk e kam ndi veten mirë dhe kam ardh sërish në Spital dhe më kanë vendos edhe 2 stenta”, ka deklaruar Shaqir Shala.

E ndërkohë, pas disa muajve, gjendja shëndetësore e pacientit ishte përkeqësuar sërish. Ai prap, ndihmë mjekësore ka kërkuar në Spitalin Amerikan. Kësaj radhe, mjekët e këtij spitali, pas kontrolleve dhe konsultave kanë konstatuar se duhet vendosur sërish stenta.

“Pas tre muajve, unë nuk e kam ndjerë vetën mirë. Kam ardhur sërish këtu. Edhe mjekët e kanë paparaparë se duhet t’i vendosë edhe dy stenta të tjera”, thotë Shala.

E ndërkohë ai tregon se nuk e kupton reagimin e menaxhmentit të QKUK’së që u bë ndaj tij. Ai thotë se asnjëherë nuk ka qenë në Qendrën Klinike Universitare dhe mohon të ketë kërkuar sqarime nga kardiologët atje.

“Kurrë ma keq se dje nuk jam ndier. Unë asnjëherë nuk kam qenë në QKUK. Aty shkruan se unë kam shku pas dy dite me shiku nëse janë pajisjet e vendosura, por unë asnjëherë nuk kam qenë atje. Bateria shihet me sy e vendosur në krahror. Sa i përket Spitalit Amerikan dhe mjekët kanë notën 10-she, ndërsa sa i përket parave, unë kam ardhur për të shpëtuar jetën time”, thotë ai.

“Kompania e sigurimit ‘Kosova e Re’ kanë bo hajgare. Një herë kanë thënë se paguhet, pastaj nuk i kanë paguar. Mandej e kanë paguar vetëm një stent, e nuk e di çka ka ndodh. Sigurimin e paguan kompania KEDS dhe polica e mbulon deri në transplantin e veshkës”.

E për gjithë këtë rast, ka folur edhe kardiologu i Spitalit Amerikan, Sasho Josimovski emri i të cilit u përmend nga ana e ShSKUK’së. Ai ka sqaruar se arteria e pacientit kishte bllokadë totale dhe intervenimet ishin të nevojshme.

Ai ka sqaruar rreth procedurave të cilat ky spital i ka ndërmarrë në trajtimin e pacientit në fjalë.

“Pacienti është pranuar me diagnozën infarkt akut në murin e parë të zemrës. Arteria ka qenë e mbyllur dhe doktori i parë e ka hapur dhe ka vendosur stent e pastaj ‘pacemaker’ të përkohshëm. Ka qenë bllok total dhe unë nuk e kuptoj se si kanë mundur ta komentojnë kolegët tanë kardiologë sepse këtë e kuptojnë edhe studentët e mjekësisë. Ka qenë bllok total dhe prandaj kemi vendos ‘pacemaker’ të përhershëm dhe për këtë s’kemi dilema”, ka thënë Josimovski.

Ai shtoi se pacienti në fjalë gjendjen e ka stabile dhe se vazhdimisht që nga muaji korrik, kontrollet dhe terapitë i ka kryer vazhdimisht në konsultim me të.

Kardiologu deklaron se ‘pacemaker’ i përkohshëm është vendosur për shkak se procedura në arterie koronare kryhet më lehtë dhe pastaj duhet të pritet nëse hiqet blloku total ose jo. Pastaj është vendosur ‘pacemaker’ i përhershëm.

“Bllok total është diagnoza. Zotëria ka probleme me arterien e majtë. Pacienti me bllok total i verifikuar me EKG, ka qenë persistent, prandaj është dashur të vendosur ‘pacemaker’. Këtë e dijnë edhe studentët e mjekësisë”.

“Ka qenë 100 përqind e mbyllur arteria. Kjo mund të vërtetohet me koronarografinë që e kemi bërë. Ne në këtë spital ua japim CD-në pacientëve, në spitalet tjera nuk ua japin”, ka thënë ai.

Josimovski shprehet se nuk është mirë që doktorët deklarojnë kundër njëri-tjetrit. “Doktorët kundër doktorëve, kjo nuk është mirë. Unë i njoh krejt doktorat atje dhe nuk është mirë me fol”, ka deklaruar Josimovski. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT