-2 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

65-vjeçari nga Vushtrria humb betejën me COVID-19

Një viktimë tjetër nga Covid-19 u shënua gjatë ditës së sotme në qytetin e Vushtrrisë. Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili ishte konfirmuar me Covid-19 dhe po trajtohej në Spitalin e Vushtrrisë. Bëhet fjalë për viktimën Sh. V., 1955, nga fshati Kollë i Vushtrrisë.

Sipas zyrtarëve të spitalit të cilëtr janë deklaruar për Express, ky person ka ndërruar jetë gjatë natës, me datën 23.08.2020. E gjatë ditë së sotme është raportuar edhe për një vdekje tjetër në Kosovë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga IKSHPK në 24-orët e fundit në vend janë raportuar 10 raste të reja të vdekjes. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT