2-vjeçari nga Malisheva që u raportua i humbur që nga dita e djeshme është gjetur shëndosh e mirë, shkruan Reporteri.
Lajmin për gjetjen e tij e ka dhënë ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili edhe vetë së bashku me grupin e vullnetarëve ishte i angazhuar në gjetjen e Tianit. “Vogëlushi nga Tërpeza e Malishevës është gjetë shëndosh e mirë”, dëgjohet teksa thotë Tahiri në videon e postuar.
Për gjetjen e dy vjeçarit ishin angazhuar edhe Policia dhe FSK dhe një numër i madh i njerëzve kishin dhënë kontributin e tyre përmes rrjeteve sociale. /Reporteri.net



