-1.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

FSK’ja ka lehtësuar aplikimin për ju që dëshironi të bëheni ushtar i Kosovës

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka lehtësuar aplikimin për kandidatët për rekrut të FSK-së. Certifikatat e Gjykatës dhe Policisë mund t’i paraqitni gjatë testimit. Mos e humbni afatin e konkursit, transmeton Gazeta Metro.

Për shkak të kërkesave të mëdha për pajisjen me certifikata në Gjykata dhe Polici, Ministria e Mbrojtjes u lejon kandidatëve të aplikojnë pa këto dokumente që të mos e humbin konkursin.

Këto dokumente sipas MFSK-së kandidatët mund ta paraqesin gjatë fazës së testimeve.

“Për shkak të kërkesave të shumta për pajisje me certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nga kandidatët për rekrut në FSK, jemi njoftuar se Gjykatat dhe Policia nuk mund t’iu përgjigjen fluksit të madh të kërkesave për pajisje me këto dokumente në afatin e paraparë të konkurrimit”.

“Andaj i njoftojmë të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë se aplikacioni i tyre do të pranohet edhe nëse nuk i kanë certifikatën nga Gjykata dhe Policia e Kosovës. Kandidatët këto dy dokumente duhet t’i sjellin gjatë fazës së testimeve”, thuhet në njoftimin e MFSK-së. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT