Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj , ka folur për zhvillimet e fundit brenda koalicionit qeverisës.
Selmanaj ndër të tjera ka folur edhe për koalicionin me VV-në derisa ka thënë se ka pasur shpresa te ky koalicion, mirëpo ka potencuar se prishja e koalicionit ka qenë vendimi më i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit.
“Vendimi ma i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit ka qenë prishja e koalicionit me VV’në”, tha ndër të tjera Selmanaj në Pressing. Zëvendëskryeministri i Kosovës, po ashtu ka folur edhe për përplasjet e fundit në koalicion për postin e presidentit, derisa ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ardhshëm të vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.




