-5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Albulena Haxhiu thotë se VV-ja ka vija të kuqe vetëm për PDK-në

Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është përgjigjur se me kë bën koalicion LVV-ja po të mbahen zgjedhjet, kur ka raporte të këqija me të gjitha subjektet e tjera.

Haxhiu thotë se fillimisht për partinë e saj është e rëndësishme që të rrezohet Qeveria e Avdullah Hotit.

“E para, e rëndësishme është të rrezohet qeveria. Pastaj e rëndësishme është kush del partia e parë. Nuk mund të deformohet vullneti i qytetarëve”, ka thënë ish-ministrja e Drejtësisë.

Tutje Haxhiu thotë se partia e saj, edhe përkundër raporteve të këqija me krejt partitë, vija të kuqe ka vetëm me PDK-në e Kadri Veselit.

“Pastaj vendosim me kë qeverisim, varësisht prej rezultatit zgjedhor . Është e qartë, vijat e kuqe nuk i heqim ndaj PDK-së. Më pas vendosim varësisht prej situatës”, ka përfunduar ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT