Xhika Leku, që është kirurgia e parë shqiptare në ish-Jugosllavi, u pensionua pas 37 vjetësh pune në Spitalin e Mitrovicës.
Leku që Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Kosovë dhe specializimin në Kroaci tregon se profesorët kroatë kishin pasur paragjykime kur kishin kuptuar se një shqiptare po specializon për kirurgji.
Lehtë nuk e pati as kur e nisi punën e kirurges në Kosovë.
Në spitalin ku punoi për shumë vite, midis shumë kolegëve në krah e kishte edhe burrin e saj, poashtu kirurg, Vehbiun.
- Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Fazliu.