Është plaçkitur një bankë në komunën e Drenasit.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për bankën “TEB”, e cila në orët e mëngjesit të sotëm është plaçkitur nga disa të dyshuar.
Bajram Kraniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës ka dhënë detaje.
“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke”.
“Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”, tha Krasniqi.