Në fillimet e karrierës u shfaq si zeshkane e më pas ajo u bë një bionde.
Bëhet fjalë për Yllka Kuqin e cila po vazhdon të dhurojë perfomanca ndër më të veçantat tek audienca, për çka po arrin që t’iu rrëmbejë zemrat të gjithëve.
Yllka komentohet edhe për stilin që ka krijuar ndër vite, dhe se çdo herë arrin të duket tërheqëse dhe e bukur.
Vitet janë ato të cilat, pa dyshim bëjnë që secili të ndryshojë në pamje, kët ndryshime vërehen edhe te 36-vjeçarja.
”Qysh ke mujt”, titullohet projekti i fundit i Yllkës të cilin e publikoi të dielën. Muzika e kësaj balade është punuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e ka shkruar këngëtari Yll Limani. /21Media