11.2 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Ramush Tahiri: Taksa e izoloi Kosovën, ndërkombëtarët i ndërpriten vizitat

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Kosova vazhdoi mbajtjen e taksës me çdo çmim, gjë që e izoloi vendin në arenën ndërkombëtare, dhe i ndërpreu vizitat brenda dhe jashtë shtetit. Kështu, po vlerëson analisti i njohur politik, Ramush Tahiri, shkruan Gazeta Metro.


Tashmë kur janë bërë një vit nga vendosja e taksës 100 përqind, kjo masë ende po konsiderohet si një vendim i gabueshëm dhe si ‘fajtor’ për bllokimin e procese ve kryesore për vendin.

Në një prononcim për Gazetën Metro, analisti i njohur politik Ramush Tahiri, vlerëson se Qeveria Haradinaj e mbajti këtë taksë me çdo çmim, dhe kjo u konsiderua si një kokërfortësi e pashembullt.

“Kosova këmbënguli në mbajtjen e taksës më çdo çmim, dhe nuk lëshoi pe as kur këtë e kërkuan presidenti Francez Makron dhe kancelarja gjermane Merkel gjë që u konsiderua një kryeneqësi e pashembullt dhe kjo e izoloi Kosovën në arenën ndërkombetare, dhe gati i ndërpreu vizitat zyrtare protokolare si jashtë ashtu edhe brenda vendit”, tha ai.

 

Tutje, Tahiri thekson se për shkak të rrethanave të krijuara, Qeveria Haradinaj tha dorëheqje, ndërsa kjo çështje, i mbeti pengë Qeverisë së ardhshme, e cila me gjasë do të udhëheqet nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Në rrethanat e krijuara Qeveria Haradinaj dha dorëheqje dhe vendi shkoi në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare duke e bartur dhe duke e lënë peng këtë çështje te Qeveria e ardhshme Kurti. Qeveria e ardhshme VV-LDK nëpërmjet Kryeministrit në ardhje është deklaruar se taksa do të hiqet dhe do të vendoset parimi i reciprocitetit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë. Qeveria në ikje e ka kritikuar këtë duke thënë se mallrat serbe dhe boshnjake do të hyjmë me shumicë në Kosovë në një konkurencë të papërmbajtur, ndërsa presidenti dhe kryeministrja e Serbisë thanë sr reciprociteti është më i rëndë si masë nga tarifa doganore sepse nuk përfshinë vetëm fushën ekonomike por edhe të gjitha fushat e tjera të marrëdhëniev”, deklaroi Tahiri për Metron.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kosovës në fund të muajit korrik, pasi që u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale.

Gjatë kohës sa ishte në qeverisje, Haradinaj mori kritika të ashpëra nga SHBA’të dhe BE’ja, të cilët taksën e cilësuan si një veprim që ndikoi në izolimin e vendit dhe ndërprerjen e proceseve themelore, si dialogu me Serbinë./gazetametro.net

TË FUNDIT

Mot i ngrohtë nesër

spot_img
spot_img

TË FUNDIT